Muaji shtator ka shënuar rritje të numrit të aksidenteve dhe po ashtu edhe të viktimave. Gjithësesi sipas instat nga ngjarjet në rrugë ka pasur më pak persona të lënduar.
Numri i aksidenteve rrugore në këtë shtator ka pësuar një rritje me 4.5 për qind krahasuar me muajin gusht por gjithësesi me rënie sa i përket të lënduarve.
Nga 93 ngjarje ka pasur 122 persona që kanë pësuar dëmtime.
Por më i lartë rezulton të jetë numri i viktimave që ka shkuar në 18 të tillë dy prej të cilëve janë gra, krahasuar me 11 që ishin një muaj më parë
Aksidentet ne 95% te rasteve kane ndodhur si pasoje e sjeljes se drejtuesit te mjetit ku me problematiket shfaqen zakonisht grupmoshat e re, 25 deri ne 34 vjec
E shtuna vijon të ketë rastet më të shumta të përplasjeve të mjeteve ku kryeson Tirana, lezha dhe Durresi
Por pavarisht rritjes se shtatorit, bilanci per 9 mujorin e ketij viti rezulton me 21 aksidente me pak se vitin e kaluar