Kandidati i PD për Mallakastrën, Kapllanaj :” Lufa brenda partise na ka...

Kandidati i PD për Mallakastrën, Kapllanaj :” Lufa brenda partise na ka dobesuar”

228
SHPËRNDAJE

Agron Kapllanaj, kandidati i Partisë Demokratike me kryetar të komanduar Enkelejd Alibeajn, për bashkinë e Mallakastrës në një lidhje me skype në News24 foli për zgjedhjet lokale, të cilat do të mbahen më 14 maj.

Kapllanaj tha se për rreth një 1 vit e gjysmë, PD ka qenë e përçarë dhe kjo e ka dobësuar në vetvete partinë.

Sakaq Kapllanaj u ndal tek akuzat nga pala e Berishës se grupi i Alibeajt i ka shërbyer kryeministrit Edi Rama. Ai tha se të vërtetë Ramës i shërben Berisha, duke shtuar se ai u rikthye në politikë me premtimin se nuk do e përziente PD me çështjet e tij personale.

“Këto ditë kanë qenë intensive me takime të zgjatura, por në fund kanë pasur një rezultat, i cili ka dalë mbrëmë në mbledhjen e Kryesisë. Në një pjesë e mirë të bashkive është vendosur të marrim pjesë në disa nga bashkitë. Në një pjesë të mirë të degëve të dakordësuar, është gjetur e përbashkëta që të mos nxjerrim kandidatë për arsye politike.

Duhet të pranojmë që nga një luftë nuk dilet shëndetshëm, por i sakatuar. Së dyti, kemi bërë një betejë mbi një vit brenda familjes dhe kjo na ka dobësuar. Së treti, zgjatja e vendimit të gjykatës, ka bërë që edhe pjesa e PD të ishte e dyzuar nga do të shkonte sigla e PD, ku do të ngelte partia zyrtare. Ju e patë që edhe ditën e fundit pasi ishte marrë vendimi i gjykatës, KQZ nuk e regjistroi PD për zgjedhjet lokale. Ky vendi nuk i shërben askujt dhe nuk i takon të bënte qoka.

Ata kanë kohë që kanë dalë në terren dhe janë më afër me qytetarët dhe ne u kemi dhënë mundësinë që të mos u pengojmë. Ne i kishim 61 emrat për bashkitë, por lufta brenda nesh do të na nxirrte më të përçarë. Për hir të së vërtetës, PD në të gjitha kandidaturat i ka zyrtarizuar në momentet e fundit. Kështu ndodhi dhe këtë herë. Edhe kandidatura ime në 2015, 2021 ka dalë në limite dhe unë kam marrë 10 mijë vota. Pra nuk më pengoi koha në dispozicion.

Ka një frymë debatesh brenda PD, ku secili është i lirshëm që të flasë i lirë. Kjo është demokracia. Ndryshe nga kampi tjetër, ku flet dikush, ku fjala e Berishës është urdhër e aq më keq në PS. Brenda takimeve ka pasur mendime ndryshe, por kush guxon që të dalë para kamerave dhe të japë një mendim ndryshe.

Ne kemi qenë në bandën e të akuzuarit me fyerje dhe shpifje. Unë personalisht kam qenë i akuzuar nga Berisha dhe nga një pjesë e vogël që e rrethon atë, por jo nuk më ka dëmtuar apo të më bëjë të tërhiqem nga drejtimi që kam. Është humbje kohe që të merrem me akuza. Mua më njohin mallakastriotët dhe e dinë kë kanë përballë. Ata me neveri i kanë hedhur poshtë këto akuza. Nga ana jonë nuk ka pasur akuza.

Ramës dihet kush i shërben. PD është e përçarë që prej një viti e gjysmë, dhe ky është vetëm një njeri. Tha se nuk do e përziente PD, por e bëri”, tha Kapllanaj.

S'KA KOMENTE