Mbledhja e Asamblesë, Rama: . Ndryshimet, pjesë e partisë

Mbledhja e Asamblesë, Rama: . Ndryshimet, pjesë e partisë

66
SHPËRNDAJE

Partia Socialiste është në fazën e angazhimit për anëtarësimet e reja dhe garantimin e balancës gjinore në disa zona ku ka problematika. Kështu deklaroi kryesocialisti Edi Rama, pas mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të PS-së që u zhvillua online.

I pyetur nëse do të ketë ndryshime të drejtuesve politikë në qarqe, Rama tha se ndryshimet janë pjesë e partisë, por theksoi se megjithatë sheh angazhim pozitiv.

Jemi në fazën e angazhimit për anëtarësimet e reja dhe balancës gjinore në disa zona, organizata në çdo qark që kanë probleme të balancës gjinore. Ka pika të caktuara, kryesisht në zona rurale ku duhet pak më shumë punë për të garantuar pjesëmarrje të balancuar gjinore. Ndryshimet janë pjesë e jetës së PS, ndaj edhe PS është parti fituese, sepse nuk pret ta ndryshojnë të tjerët, por ndryshon vetë. Por ky nuk është qëllimi në vetëvete sepse unë shoh angazhim pozitiv dhe sistemi ynë që ka një komponent më të zhvilluar digjital ka pasqyra që flasin vetë. Në Asamblenë e Përgjithshme ka pasur plot kritika dhe vetëkritika, sot ishte dita për të reflektuar mbi to dhe për të vazhduar punën. Reflektimi ka qenë shumë pozitiv nga të gjithë sepse është edhe çështje natyrash, mobilizimi me të gjithë trupën. Ka lojtarë që hyjnë menjëherë në lojë, lojtarë që duan pak nxemje, pro rëndësi ka që skuadra është shumë e motivuar dhe padiskutim që nuk kemi asnjë problem serioz në këtë fazë. Sa i takon opozitës, në fakt nuk është opozita janë konglomerate, grupe dhe realisht nuk kam asnjë interes”, tha Rama.

I pyetur mbi situatën në Parlament dhe faktin që ligjet miratohen brenda pak minutave, Rama u shpreh se për shkak se nuk ka kushte normale që ato të debatohen paraprakisht.

“Ligjet kalojnë në një kohë shumë të shkurtër sepse nuk ka në sallë kushte për të kaluar në një kohë të gjatë, dmth kohën e nevojshme për të debatuar, për t’u ballafaquar, pro sa kohë nuk ka kushte normale që nuk vijnë nga ne, ligjet do kalojën ashtu siç kalojnë sepse ligjet nuk i ndalon dot askush”, theksoi kryesocialisti.

S'KA KOMENTE