Mbi 7 mijë bimë narkotike në Reç, pezullohet Shefi i Komisariatit dhe 2 inspektore të Policisë së Shkodrës

Një operacion i Policisë së Shtetit në fshatin Reç i Ri ka çuar në zbulimin e mbi 7 mijë bimëve të dyshuara narkotike. Pas evidentimit të rastit, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka urdhëruar pezullimin nga detyra të tre punonjësve të policisë që mbulonin territorin ku u gjetën bimët.

Sipas vendimit, janë pezulluar:

  • Kryekomisar Bekim Lika, Shef i Komisariatit të Policisë Shkodër;
  • Nënkomisar Zef Marku, Shef i Stacionit të Policisë Velipojë;
  • Inspektor Samet Kadroji, Ndihmësspecialist i Policimit në Zonë (SPZ), përgjegjës për zonën ku u konstatuan bimët narkotike.

Pezullimi i tyre vjen në kuadër të verifikimeve për përgjegjësitë institucionale që lidhen me kultivimin e bimëve narkotike në territorin që mbulonin. Ndërkohë, hetimet vijojnë për identifikimin e autorëve dhe dokumentimin e plotë të aktivitetit të paligjshëm.