Marjana Koçeku i bashkohet protestës para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve është frymëzuese

Deputetja e pavarur Marjana Koçeku, e njohur edhe si “Neomalsorja”, është nisur drejt Tiranës për t’iu bashkuar protestës që zhvillohet para Kryeministrisë.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Koçeku bëri të ditur se do të marrë pjesë në protestën e 49-të radhazi, duke vlerësuar qëndresën e qytetarëve dhe të rinjve.

“Do t’i bashkohem protestës e cila sot është në ditën e 49-të të saj. Është kaq frymëzuese dhe kaq e bukur rezistenca e qytetarëve dhe rinisë që kanë patur gjatë këtyre ditëve në rrugët e vendit dhe, siç duket, nuk ka asnjë shenjë që të ndalet”, u shpreh ajo.

Protesta e sotme para Kryeministrisë zhvillohet me kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Marjana Koçeku u largua nga grupi parlamentar socialist rreth një muaj më parë, duke dalë me kritika të forta ndaj mazhorancës dhe kryeministrit Rama.