Makina perplas një fëmijë 7-vjeçar dhe humb jeten, arrestohet shoferi

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në fshatin Mengël, në aksin rrugor Elbasan–Librazhd, ku një fëmijë 7-vjeçar ka humbur jetën pasi u përplas nga një automjet.

Sipas informacionit paraprak të policisë, rreth orës 08:00, automjeti që drejtohej nga shtetasi P. B., 61 vjeç, ka përplasur të miturin, i cili ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra.

Burime paraprake bëjnë me dije se fëmija po kalonte rrugën për të shkuar në shkollë, kur dyshohet se i ka shpëtuar nga dora nënës së tij dhe është goditur nga automjeti.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.