Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të hëne në Kuçovë, ku është përplaset nga makina një fëmijë 10-vjeçar.
Aksidenti ka ndodhur në hyrje të qytetit, tek parku i ri.
Burime bëjnë me dije se fëmija ka dalë nga parku me vrap në rrugë dhe është përplasur nga mjeti.
Fëmija është transportuar drejt Spitalit Rajonal Berat, sakaq ende nuk dihet gjendja e shëndetësore e tij.
Ndërkohë po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Kuçovë/Informacion paraprak
Rreth orës 20:30, në vendin e quajtur “Lapidari”, Kuçovë, një automjet që drejtohej nga shtetasi E.B, ka aksidentuar një shtetas të mitur 10 vjeç, këmbësor.
10-vjeçari ndodhet nën kujdesin e mjekëve, pa probleme për jetën.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe vijon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.