Një aksident tragjik është shënuar mbrëmjen e sotme në aksin rural “Delisufaj–Çukas” në Lushnjë, ku një automjet ka përfunduar në një kanal me ujë.
Ngjarja është raportuar rreth orës 19:00. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe të Zjarrfikëses, të cilat kanë konstatuar brenda automjetit dy gra të pajeta.
Viktimat janë identifikuar si F. Xh., 53 vjeçe, banuese në Çermë dhe drejtuese e automjetit, si dhe motra e saj M. H., 50 vjeçe, banuese në Delisufaj, e cila udhëtonte si pasagjere.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe shkakun që çoi në daljen e automjetit nga rruga dhe përfundimin në kanal.










