Makina del nga rruga në aksin Elbasan–Librazhd, humb jetën një 19-vjeçar

Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen e një 19-vjeçari është regjistruar pasditen e së enjtes në aksin kombëtar Elbasan–Librazhd.

Sipas informacioneve paraprake të Policisë, ngjarja ka ndodhur në fshatin Mengël, ku një automjet ka dalë nga rruga. Për shkak të përplasjes së fortë, drejtuesi i mjetit, shtetasi me iniciale K. B., 19 vjeç, ka humbur jetën në vendngjarje.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet procedurale për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit fatal.