Makina del nga rruga dhe përplaset me murin e një biznesi, lëndohen lehtë dy fëmijë

Rreth orës 13:30, në rrugën “Dituria”, një automjet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me murin e një subjekti.

Sipas informacioneve paraprake, drejtuesja e mjetit, shtetasja V. D., dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjetin, duke shkaktuar aksidentin.

Si pasojë, janë dëmtuar lehtë dy pasagjerët, fëmijët e saj të moshës 10 dhe 7 vjeç. Ata morën ndihmën e nevojshme mjekësore dhe më pas u larguan për në banesë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.