Makina bie në kanal ne Darzez , Fier– humb jetën një 30-vjeçar


Një aksident tragjik është regjistruar në zonën e Darëzezës, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal. Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën një 30-vjeçar.

Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi i mjetit nuk ka arritur të mbajë kontrollin e automjetit, duke bërë që makina të dalë nga rruga e të bjerë në kanal. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë dhe ekipet e emergjencës, por fatkeqësisht i riu nuk ka mundur të mbijetojë.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.