Lekundje tërmeti tronditin Greqine

Lekundje tërmeti tronditin Greqine

207
SHPËRNDAJE

Banorët në Kranidi dhe Leonidio në gadishullin e Peloponezit janë zgjuar nga një lëkundje e fuqishme tërmeti me fuqi 4.8 shkalla Rihter.

Tërmeti ka ndodhur në orën 7:20 të mëngjesit në zonën detare midis Kranidit dhe Leonidios, konkretisht 16 km në verilindje të Leonidios në Gjirin Argolik, në një thellësi prej 14.5 km.

Sipas të dhënave  të Institutit Gjeodinamik, tërmeti është ndjerë edhe në gjithë luginën e Athinës.

Bëhet fjalë për një zonë që nuk ka veprimtari të shpeshtë sizmike, megjithëse ka struktura të mëdha dhe thyerje, por do të shohim evoluimin e fenomenit”, ka deklaruar kreu i Organizmit të Planifikimit dhe Mbrojtjes nga Tërmeti Efthimios  Lekkas, duke shtuar se,  ende nuk e dimë nëse ky është tërmeti kryesor, është herët, është e vështirë të thuhet ende”.

Gjithashtu, ai ka njoftuar  se deri më tani nuk ka raportime për dëme në njerëz apo në ndërtesa.

Specialistët e tjerë kanë vënë në dukje se  në zonë ka pasur aktivitet parasizmik dhe se të dhënat e reja do të vlerësohen në orët në vijim, pasi ka mundësi që kjo strukturë të prodhojë edhe tërmete të tjera më të fuqishme.

S'KA KOMENTE