Largimi i mjekëve dhe infermierëve në Gjermani, Rama e Scholz flasin per...

Largimi i mjekëve dhe infermierëve në Gjermani, Rama e Scholz flasin per rrugezgjidhjen

70
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama dhe kancelari, Olf Scholz, teksa ishin në një konferencë për mediat pas takimit të tyre në Berlin, u pyetën në lidhjen me fenomenim e largimit të mjekëve dhe infermierëve nga Shqipëria në Gjermani.

Rama u shpreh se këtë çështje e kanë diskutuar dhe po shihet zgjidhja nëpërmjet një rrugë Evropiane.

Nga ana tjetër Scholz tha se është e padrejtë që nevojëm për fuqi punëtore ta kërkojmë vetëm brenda BE dhe është menduar që të hapem përtej saj.

Shumë mjekë dhe infermierë kanë lënë Shqiprinë dhe kanë ardhur në Gjermani, ju Rama keni thënë që se nuk ka më vend që Shqipëria të përgatisë mjekë për Gjermaninë dhe se ky investim duhet të kthehet, apo kërkoni të kthehet dhe si do të kthehet?

Kancelar, a e njihni ju këtë borxh dhe jeni gati të paguani për mjekët që ju sjellim?

Rama: P e kemi diskutuar edhe këtë çështje. Ne nuk mund t’i kërkojmë Gjermanisë që të ndalojë lëvizjen e lirë të kapitalit njerëzor dhe të ndalojë lëvizjen e lirë të atyre që nga Shqipëria duan të provojnë veten në tregjet e Gjermanisë.

Kemi diskutuar se si duhet të gjejmë mekanizma që Shqipëria të mos jetë financuesi i drejtëpërdrejt i sistemit të shëndetësië gjermane.

Ndërkohë që i kam shpjeguar kancelarit se studentët tanë kanë paguar 1/16 e kostos, ndërkohë që të gjithë pjesën tjetër e paguan qeveria. Këto janë tema të kohës, jemi në një kohë kur të gjitha vendet kanë nevojë për forcë pune. Është e nevojshme që të gjejmë një rrugë evropiane.

Scholz: Ne folën për këtë. Lëvizja e lirë është një sfidë e madhe dhe një arritje e madhe e BE. Me kujtohen shumë mirë kohët kur kjo ishte shumë e vështirë të ndodhte. Me këtë liri sot janë lidhur edhe shumë sfida. Edhe vendi ynë ndjehet përgjegjës që nevojën për punëtore mos ta mbulojë vetëm nga BE, por edhe më gjerë. Kjo me siguri e bën edhe më të menaxhueshme situatën në Evropë. 

S'KA KOMENTE