Lana del nga shtrati-Të përmbytura disa zona në Tiranë

Lana del nga shtrati-Të përmbytura disa zona në Tiranë

121
SHPËRNDAJE

Stuhia ‘Ciaran’ prek Shqipërinë. Kryeqyteti prej orësh po përballet me reshje të mëdha shiu, duke bërë kështu paralizimin e shumë akseve. Siç shihet nga pamjet, problematike ngelet situata afër Pallatit me Shigjeta, ku një pjesë e aksit është përmbysur. 

Ndërkohë, Lana ka dalë nga shtrati në këtë zonë, duke përmbytur disa biznese që ndodhen në anë të rrugës në këtë zonë. Sipas meteoalb, në vendin tonë do të bien gati 90 mm shi.

Ndërkohë, problematika janë krijuar dhe në disa zona të tjera të Tiranës, si Rruga e Selvisë, ku ka prani të madhe të ujit në rrugë. Probleme paraqiten edhe te Rruga e Elbasanit.

S'KA KOMENTE