Pak para nisjes së seancës plenare të kësaj të enjteje, godina e Kuvendit është vendosur nën masa të shtuara sigurie.
Rreth godinës janë vendosur barriera metalike dhe një kordon i forcave të Policisë së Shtetit, ndërsa hyrjet dhe perimetri i Parlamentit po monitorohen nga efektivët.
Masat e sigurisë vijojnë të zbatohen që prej 3 korrikut, pas protestës së zhvilluar përpara Kuvendit, ku protestues hodhën vezë në drejtim të deputetëve dhe penguan daljen e tyre nga godina. Edhe për seancën e sotme, autoritetet kanë marrë masa për garantimin e rendit dhe mbarëvajtjen e aktivitetit parlamentar.










