Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni mbërrin në Portin e Vlorës, pritet nga...

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni mbërrin në Portin e Vlorës, pritet nga Rama

45
SHPËRNDAJE

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka mbërritur këtë pasdite në Portin e Vlorës.

Meloni është pritur nga homologu i saj, kryeministri Edi Rama.

Numri një i Qeverisë italiane ka ardhur për të vizituar Shqipërinë për disa ditë pushime familjare dhe  u nis nga Brindisi me një traget të linjës.

Më herët në portin e Vlorës kanë mbërritur punonjës të konsullatës italiane për të pritur kryeministren italiane.

Gjithashtu forca të shtuara të policisë patrullojnë qytetin dhe zonën portuale, ndërsa karrotrecët ‘pastruan’ rrugët nga makinat e  parkuara pranë zonës së portit.

Kryeministrja Meloni la Puglian paarditen e sotme, ndërsa shoqërohet nga familja e saj për një vizitë në bregdetin e Vlorës, duke pranuar ftesën e kryeministrit Edi Rama.

S'KA KOMENTE