Kryeministri Rama: Paga mesatare e mësuesve do të shkojë 900 euro

Kryeministri Rama: Paga mesatare e mësuesve do të shkojë 900 euro

80
SHPËRNDAJE

Në takimin e sotëm në lidhje me programin kombëtar të zhvillimit të mësuesve, kryeministri Rama u shpreh se paga mesatare e mësuesve do të shkojë 900 euro, por kjo sipas tij nuk mjafton. Rama shton se duhet reformuar sistemi i pagave për mësuesit.

Duhet ndryshuar komplet mekanizmi i rritjes së pagës çdo 5 vjet si rezultat i vjetërsisë në punë. Ai thotë se përpara është një sfidë shumë e madhe dhe që ka nevojë për bashkëpunimin e mësuesve pasi bëhet fjalë për misionin e tyre, i cili me zhvillimet e reja tanimë ndryshon.

Edi Rama: Paga mesatare e mësuesve do të shkojë 900 euro. Por nuk mjafton dhe prandaj ne na duhet të reformojnë sistemin, p.sh. mekanizmin e rritjes çdo 5 vjet të pagës si rezultat i vjetërsisë në punë duhet reformuar komplet. Nga ana tjetër duhet të bëjmë të mundur përveç pagës uniforme të ketë nivele të ndryshme pagash sipas meritës kontributit dhe kualifikimeve. Na duhet një sistemi i besueshëm kualifikimesh një sistem i besueshëm trajnimesh, kreditesh dhe ministrja e përmendi portofolin digjital, i cili ka filluar të strukturohet. Ajo që mund të them është se ne besojmë që mund t’ja dalim kësaj sfide. Është shumë e madhe është shumë e fortë. Nëse e gjithë trupa drejtuese e sistemit arsimor për të gjithë drejtuesit dhe pastaj trupa e mësuesve vihet në dispozicion të kësaj sfide duke kuptuar çfarë peshe ka misioni i mësuesit. Sot misioni i mësuesit është një Shqipëri që rritet e tëra së bashku apo një Shqipëri që pavarësisht potencialit mund të ndalojë së rrituri se nuk ka kapacitete nevojshme.

S'KA KOMENTE