Keta jane dy pilotët grekë, 34 dhe 27 vjeç qe humben jeten...

Keta jane dy pilotët grekë, 34 dhe 27 vjeç qe humben jeten teksa avioni ivtyre ra gjate operacionit per shuarjen e flakeve ne Greqi

324
SHPËRNDAJE

Konfirmohen të vdekur dy pilotët që ndodheshin në avionin zjarrfikës, që u rrëzua në zonën e Karystos në Greqi, teksa ishin në mision për shuarjen e flakëve.

Mediat greke bëjnë me dije se kanë humbur jetën dy pilotët, Christos Moulas, 34 vjeç dhe Periklis Stefanidis, 27 vjeç. Pas lajmit të trishtë, Forcat e Armatosura kanë njoftuar tre ditë zi në nder të tyre.

Avioni u rrëzua teksa tentonte të shuante flakët në këtë zonë, ndërsa pamjet dramatike janë transmetuar në lidhje direkte në disa media helene.

S'KA KOMENTE