Këshilli i Ministrave liron nga detyra ministren e Financave, Delina Ibrahimaj

Këshilli i Ministrave liron nga detyra ministren e Financave, Delina Ibrahimaj

306
SHPËRNDAJE

Në mbledhjen e fundit të qeverisë është liruar nga detyra ministraj e Financave Delina Ibrahimaj.

Lajmi është publikuar nga mediat kryesore në vend, por nuk ka ende një konfirmim zyrtar nga qeveria.

Znj. Delina Ibrahimaj shërbente që prej shtatorit 2021 si ministre e Financave dhe Ekonomisë, ndërsa më parë ishte drejtoreshë e përgjithshme e tatimeve.

Sipas biografisë së publikuar nga faqja e kryeministrisë, znj. Ibrahimaj ka një përvojë të gjatë pune.

Në 2019 e në vijim ka kryer detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve, në 2016-2019 ka kryer detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Institutit të Statistikave dhe në 2015-2016 koordinator për Çështjet Financiare dhe Ekonomike, anëtare e sallës operacionale në Kryeministri.

Në periudhën 2011-2015 ka kryer detyrën e ekonomistes pranë Bankës së Shqipërisë si dhe anëtare e Bordit, Zyrtar i Lartë Financiar në Tirana Ekspres, Tiranë Shqipëri.

Në periudhën 2007-2010 ka kryer detyrën e menaxherit të përgjithshëm në Urban Distribution, sh.p.k. dhe në periudhën 2005-2007 menaxher në Albanian Distribution Association, sh.p.k., Tiranë, Shqipëri.

Në vitin 2016 e në vijim ajo ka qenë anëtare e Këshillit të Statistikave, INSTAT, në 2017 e në vijim anëtare e Këshillit Drejtues të FED Invest dhe anëtare e Institutit të Sigurimeve Shoqërore.

S'KA KOMENTE