Karrige me mbishkrimin “Dialog” para Kryeministrisë, pas thirrjeve të Ramës ndaj protestuesve

Disa karrige, të ngjashme me ato që përdoren brenda Kryeministrisë, janë vendosur këtë paradite para godinës qeveritare. Mbi to janë vendosur letra me mbishkrimin “Dialog”.

Ky veprim vjen pas thirrjeve të përsëritura të kryeministrit Edi Rama dhe ministrave drejtuar protestuesve për të zhvilluar dialog lidhur me kërkesat e tyre.

Megjithatë, Rama ka deklaruar se nuk do të negociojë për largimin e tij nga detyra nën presionin e dhunës, duke u distancuar nga mënyra se si janë zhvilluar protestat e ditëve të fundit.