Karburantet shtrenjtohen ndjeshëm, deri në 12 lekë për litër vetëm tre javë pas shpërbërjes së Bordit të Transparencës.

Vetëm tre javë pas daljes nga funksioni të Bordit të Transparencës, çmimet e karburanteve në Shqipëri kanë pësuar një rritje të ndjeshme, duke u shtrenjtuar deri në 12 lekë për litër.

Aktualisht, një litër naftë tregtohet deri në 188 lekë, nga 176 lekë që ishte më 19 qershor, ditën kur u mor vendimi për shpërbërjen e bordit.

Edhe benzina ka shënuar rritje të konsiderueshme, duke arritur në 184 lekë për litër, krahasuar me 166 lekë për litër, çmimi i përcaktuar në mbledhjen e fundit të Bordit të Transparencës.

Rritja e çmimeve lidhet me tensionet e fundit në Lindjen e Mesme. Përshkallëzimi i konfliktit mes SHBA-së dhe Iranit ka ndikuar në lëvizjen e anijeve në Ngushticën e Hormuzit, një nga korridoret më të rëndësishme të transportit të naftës në botë. Sipas raportimeve, që nga e mërkura në këtë ngushticë kanë kaluar vetëm 14 anije, duke shtuar pasigurinë në tregjet ndërkombëtare të energjisë.