Ballina Shqiperia ime Kapet me mallra pa fature tatimore, ndiqet penalisht 35 vjecari ne Fier

Kapet me mallra pa fature tatimore, ndiqet penalisht 35 vjecari ne Fier

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. D., 35 vjeç, banues në Fier, pasi gjatë kontrollit në automjetin që drejtonte, shërbimet e Policisë gjetën artikuj të ndryshëm industrialë, pa dokumentacionin përkatës dhe pa fatura tatimore. Artikujt u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Komisariati i Policisë Fier referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. R., 57 vjeç, banues në fshatin Peshtan i Madh, pasi dyshohet se ka mbjellë disa rrënjë ulliri në tokën në pronësi të një shtetasi tjetër.

Komisariati i Policisë Mallakastër referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen E. L., 64 vjeçe, banuese në fshatin Romës, Mallakastër, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me send të fortë shtetasin Q. L..

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.