Kapet duke shitur kokaine ne doza 27 vjecari ne Fier

Kapet duke shitur kokaine ne doza 27 vjecari ne Fier

3874
SHPËRNDAJE

Fier/Goditje të përditshme në kuadër të megaoperacionit “Tempulli”, kundër prodhimit dhe shitjes së narkotikëve.

Si rezultat i një hetimi disaditor me metoda proaktive, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga një 27-vjeçar që shiste doza kokaine në qytetin e Fierit.

Sekuestrohen dozat e kokainës që iu gjetën 27-vjeçarit, gjatë kontrollit fizik.

Si rezultat i kontrolleve të pandërprera në të gjithë territorin e qarkut, të kryera në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Tempulli”, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, kanë goditur një tjetër rast të shitjes në doza të drogave të forta, për të cilin u arrestua shtetasi:

G. C., 27 vjeç, banues në Fier, pasi në lagjen “1 Maji”, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me të cilin qarkullonte, iu gjetën doza kokaine të gatshme për shitje, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime te metejshme

S'KA KOMENTE