I jepet sot lamtumira e fundit efektivit të Policisë së Shtetit, Enea Mekolli, i shpallur “Dëshmor i Atdheut”, i cili humbi jetën gjatë një operacioni për kapjen e të shumëkërkuarit Violand Braçellari.
Homazhet në nder të tij po zhvillohen pranë Qendrës Kulturore të Pogradecit, ku familjarë, miq, kolegë dhe qytetarë janë mbledhur për t’i bërë nderimet e fundit dhe për të shprehur respektin për sakrificën e tij në krye të detyrës.
Ceremonia e përcjelljes për në banesën e fundit do të zhvillohet në orën 14:00 në fshatin Blacë, ku efektivi do të prehet mes dhimbjes së familjes dhe nderimit të komunitetit.










