I druheni arrestimit? Ja si përgjigjet Sali Berisha

I druheni arrestimit? Ja si përgjigjet Sali Berisha

269
SHPËRNDAJE

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se nuk i druhet arrestimit të tij, ndërsa theksoi se është i hapur për çdo gjë.

“Akuzat janë të mirëfillta politike. E bindur të jesh ti. Jam i hapur për çdo gjë. Të akuzosh Berishën për larje parash, duhet të jesh i pafytyrë. Natyrisht ata që firmosin gjëra të tilla, s’kanë as fytyrë, as karakter. Të akuzosh për korrupsion, kur nuk ka asgjë. Dhe përveç faktit se Jamarbër Malltezi, është bashkëshort i vajzës sime, është politike. S’ka lidhje me Berishën. S’kanë kapur gjë. Se tani po t’i pyesësh thonë; janë nën hetim. Por s’kanë kapur asnjë shkelje në procesin e privatizimit. Sa i përket burimeve të parave të mia, ato janë transparente. Kjo është bërë me porosi të plotë të Ramës, me insistim të tij, ndonjëherë e angazhuar dhe Linda Rama. Merrem me Edin, jo me gratë.”, tha ai.

S'KA KOMENTE