Humbi jeten pasi mori pensionin ,policia Fier jep detaje te ngjarjes

Humbi jeten pasi mori pensionin ,policia Fier jep detaje te ngjarjes

3707
SHPËRNDAJE

Fier/Informacion paraprak

Sot rreth mesditës, në lagjen “5 Shkurti”, në qytetin e Ballshit, pranë Postës, dyshohet se për shkak të një arresti kardiak ka humbur jetën shtetasi F. A., 75 vjeç, banues në fshatin Hekal, Mallakastër.

Nga veprimet e para hetimore të kryera nga grupi hetimor rezulton se 75 vjeçari ka rënë nga shkallët si pasojë e arrestit kardiak.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

S'KA KOMENTE