Humb jetën ne aksident , studenti i Akademisë se Sigurisë

Humb jetën ne aksident , studenti i Akademisë se Sigurisë

683
SHPËRNDAJE

Policia ka dalë me një njoftim paraprak mbi aksidentin e ndodhur pak momente më parë pranë Liqenit Artificial në Tiranë. Njoftimi i policisë bën me dije se dy mjete u përplasën në rrugë.

Si pasojë shtetasi A.Sh (student në Akademinë e Sigurisë) humbi jetën nga përplasja me mjetin e shtetasit Y.R.

Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po sqaron rrethanat e aksidentit.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 08.11.2023, në afërsi të liqenit artificial, automjeti me drejtues shtetasin A. Sh. dyshohet se është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin Y. R.

Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën në vendngjarje, shtetasi A. Sh. (student në Akademinë e Sigurisë).

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

S'KA KOMENTE