Drejtori i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka reaguar nga Spitali i Traumës pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në fshatin Podenë të Bashkisë Maliq, ku gjatë një operacioni policor mbeti i vrarë një punonjës policie dhe u plagos rëndë një tjetër.
“Policia e Shtetit humbi shërbëtorin e saj. Edhe një punonjës policie është i plagosur rëndë dhe po merr ndihmë mjekësore. Edhe personi në kërkim, gjatë shkëmbimit të zjarrit, u plagos dhe ndodhet në Spitalin e Korçës. Është vërtet një ngjarje ku nuk do doja të isha para jush”, deklaroi Hita.
Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ndodhi gjatë një operacioni për kapjen e një personi të shpallur në kërkim prej vitesh. Rrethanat e plota të incidentit janë ende nën hetim nga autoritetet.










