GREQI-68-vjeçari konflikte të shpeshta me shqiptarin! Video e skenës së krimit

GREQI-68-vjeçari konflikte të shpeshta me shqiptarin! Video e skenës së krimit

125
SHPËRNDAJE

Mediat greke kanë siguruar videon, ku shfaqet momenti i ekzekutimit të 39-vjeçarit Brigen Limka, nga 68-vjeçari grek Dhimitris Kutrumanis.

Vetëm nëntë sekonda, i mjaftuan 68-vjeçarit në Pire për t’i marrë jetën shqiptarit, baba i tre fëmijëve.

Mes tyre kishte pasur një debat, i cili sipas dëshmitarëve okularë ishte një ngjarje thuajse e përditshme, ku 68-vjeçari debatonte jo vetëm me viktimën, por edhe me fqinjët e tjerë.

“Mbarova punë me ty”, thuhet se ka bërtitur 68-vjeçari pasi i mori jetën Brigenit.

Pas konfliktit 68-vjeçari është ngjitur në banesën e tij, ka marrë pushkën dhe ka zbritur në rrugë. 39-vjeçari nuk e ka parë teksa autori fshihej pas një makine të parkuar. Ai ka dalë para viktimës dhe e ka qëlluar në fytyrë.

S'KA KOMENTE