Pas vendimit të Dhomës së Kolegjit në Gjykatën e Lartë për të lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, protestuesit e mbledhur jashtë godinës së gjykatës kanë reaguar me thirrje dhe slogane kundër tij.
Me megafon në duar, protestuesit kanë brohoritur në kor “Rama në burg, Veliaj në burg”, duke shprehur kundërshtimin e tyre pas vendimit të gjykatës.
Gjatë protestës janë dëgjuar gjithashtu thirrje që përmendnin emrat e kryeministrit Edi Rama, kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, si dhe zëvendëskryeministres Belinda Balluku, për të cilët protestuesit thanë se “fati i tyre politik duhet të jetë burgu”.
Situata jashtë Gjykatës së Lartë vijon të monitorohet nga forcat e policisë, ndërsa protestuesit kanë qëndruar në zonë edhe pas shpalljes së vendimit.










