Gjykata e Fierit lë në fuqi masat e sigurisë për 3 vajzat qe dh*nuan 17-vjeçaren

Gjykata e Fierit ka lënë në fuqi masat e sigurisë për tri vajzat e dyshuara në lidhje me dhunimin e një 17-vjeçareje, një ngjarje që ka ngjallur reagime të shumta në opinionin publik.

Gjatë seancës për verifikimin e masave të sigurisë, gjykata pranoi kërkesën e Prokurorisë, duke vendosur masën “arrest me burg” për 20-vjeçaren e dyshuar si e përfshirë në ngjarje.

Ndërkohë, për njërën nga dy 15-vjeçaret u konfirmua masa “arrest në shtëpi”, ndërsa për të miturën tjetër u vendos masa “shtrim i përkohshëm në spital psikiatrik”.

Sipas autoriteteve, masat e sigurisë janë caktuar duke marrë në konsideratë moshën e secilës prej të dyshuarave, si edhe shkallën e përfshirjes së tyre në ngjarjen që po hetohet. Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.