Gjykata e Apelit lë në burg Fredi Belerin

Gjykata e Apelit lë në burg Fredi Belerin

86
SHPËRNDAJE

Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi masën e ‘arrestit me burg’ për Fredi Belerin, të arrestuar për blerje votash 2 ditë para zgjedhjeve të 14 majit.

Fredi Beleri kishte kërkuar masë më të lehtë sigurie, e cila është refuzuar. Në seancë ka qenë e pranishme dhe ambasadorja greke Kostandina Kamitsi.

4 ditë më parë Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit në Shqipëri vendosi të kalojë për gjykim çështjen e kryetarit të zgjedhur të Bashkisë së Himarës.

Kërkesat e tij, të bëra për ndryshimin e masës së sigurisë me burg, janë refuzuar nga të gjitha shkallët e gjyqësorit.

Vendimi: Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtari Engert Pëllumbi, sot më 18.09.2023, zhvilloi seancë gjyqësore për çështjen penale nr. 139 akti, datë 11.09.2023 regjistrimi, me objekt “Zëvendësimin e masës së sigurimit personal”, regjistruar mbi ankimin e personit nën hetim Dh.A.B., ndaj vendimit nr. 323 Akti, datë 21.08.2023të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, dhe vendosi:

– Lënien në fuqi të vendimit nr. 323 Akti, datë 21.08.2023të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

S'KA KOMENTE