Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka verifikuar masat e sigurisë për personat e arrestuar në kuadër të një hetimi për pastrim parash, të zhvilluar në bashkëpunim me autoritetet italiane.
Trupi gjykues ka lënë në fuqi masën “arrest në burg” për Edi Brahajn, Ergys Kastratin dhe Saimir Pirran. Ndërkohë, për Dritan Buzin është konfirmuar masa “arrest shtëpie”.
Po ashtu, gjykata ka vendosur ndryshimin e masës së sigurisë për Lefter Nelaj, duke zëvendësuar “arrestin në burg” me masën “detyrim paraqitjeje”.
Hetimet për çështjen vijojnë në bashkëpunim me autoritetet italiane, ndërsa dyshimet lidhen me përfshirje në veprimtari të organizuar të pastrimit të parave.










