Gjendet i pa jete në Burgun e Reçit, i dënuari për vrasjen e bashkëshortes në Gramsh

Një i burgosur është gjetur i pajetë në ambientet e dusheve të Burgut të Reçit. Viktima është identifikuar si Agron Llapushi, 49 vjeç, për të cilin dyshohet se ka kryer vetëvrasje.

Sipas informacioneve paraprake, trupi i tij u konstatua nga stafi i institucionit, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Llapushi ishte i dënuar për një krim të rëndë të ndodhur në vitin 2015 në Gramsh. Ai u shpall fajtor për vrasjen e bashkëshortes së tij, Alketa Llapushi, të cilën e mbyti me duar dhe më pas me litar në një arë pranë banesës, pak kohë pasi ishte kthyer nga emigrimi në Greqi.

Pritet që ekspertiza mjeko-ligjore dhe hetimet e mëtejshme të përcaktojnë shkakun e saktë të vdekjes së 49-vjeçarit.