Fshati Vidhisht në Roskovec ne zi, përcillet sot ne banesen e fundit,çifti Plaka – fshati i tronditur nga tragj*dia

Fshati Vidhishtë i Roskovecit po përjeton sot një ditë zie pas ngjarjes tragjike që i mori jetën bashkëshortëve Arben dhe Belere Plaka. Qindra banorë janë mbledhur për t’u bashkuar me familjen dhe për t’u dhënë lamtumirën e fundit dy viktimave.

Në zonë mbizotërojnë trishtimi dhe heshtja. Banorët e përshkruajnë çiftin Plaka si njerëz të urtë, punëtorë dhe të respektuar, ndërsa humbja e tyre ka lënë një boshllëk të madh në komunitet.

Ceremonia mortore do të zhvillohet këtë paradite, me pjesëmarrje të gjerë të banorëve dhe të afërmve. Ndërkohë, varrimi i autorit të ngjarjes është planifikuar të kryhet në një ditë tjetër, për të shmangur çdo situatë të mundshme tensioni.

Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë, ndërsa në Vidhishtë vijon atmosfera e rëndë e zisë. Banorët shprehen se do të duhet kohë që fshati të rikuperohet nga kjo tragjedi që ka tronditur opinionin publik në mbarë vendin.