Fieraku reagon pas vendimit të Hagës, shkel dhe gris flamurin e BE-së

FIER – Kristaq Ziu, i njohur për aktivitetet e tij patriotike në qytetin e Fierit, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë për ish-krerët e UÇK-së. Në një veprim simbolik proteste, ai ka shkelur dhe grisur flamurin e Bashkimit Evropian, duke shprehur kundërshtimin e tij ndaj vendimit që ka ngjallur reagime të forta në Kosovë dhe trevat shqiptare.

Pamjet e reagimit janë shpërndarë në rrjetet sociale, ndërsa veprimi i Ziut vjen në një moment kur në shumë qytete shqiptare dhe në Kosovë janë zhvilluar aktivitete dhe protesta në mbështetje të ish-drejtuesve të UÇK-së pas shpalljes së vendimit nga Gjykata Speciale në Hagë.