Fier/Vihen në pranga 3 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 2...

Fier/Vihen në pranga 3 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

331
SHPËRNDAJE

DVP Fier/Vihen në pranga 3 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

✅️Ndezën zjarre nga pakujdesia, në fshatrat Kurjan dhe Gradishtë, identifikohen dhe procedohen penalisht 2 shtetas.

Menjëherë pas marrjes së njoftimeve për zjarre në 2 fshatra të qarkut Fier, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje, me qëllim zbardhjen e rrethanave të këtyre rasteve, si dhe për të përcaktuar autorësinë e tyre.

Si rezultat i veprimeve hetimore, janë identifikuar 2 autorët e dyshuar dhe janë referuar materialet procedurale në Prokurori, ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë për ta, konkretisht për:

-shtetasin I. P., 52 vjeç, banues në fshatin Gradishtë, Divjakë, pasi nga pakujdesia, ka ndezur zjarr në tokën e tij, dhe si pasojë është djegur një sipërfaqe toke e mbjellë me vreshta, në pronësi të një shtetasi tjetër;

-shtetasin N. I., banues në fshatin Kurjan, Fier, pasi nga pakujdesia, ka ndezur zjarr në tokën e tij, dhe si pasojë është djegur një sipërfaqe toke e mbjellë me ullinj, në pronësi të një shtetasi tjetër.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasit I. F., 32 vjeç, E. F., 18 vjeç dhe A. F., 38 vjeç, vëllezër, të tre banues në Lushnjë, pasi për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta, shtetasin G. Q., 32 vjeç, banues në Lushnjë, i cili për shkak të dëmtimeve të marra, ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjitshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

S'KA KOMENTE