Fier, plagoset me thikë një 16-vjeçar. Policia në kërkim të autorit të...

Fier, plagoset me thikë një 16-vjeçar. Policia në kërkim të autorit të ngjarjes

843
SHPËRNDAJE

Një djalë 16 vjeçar ka mbetur i plagosur rreth orës 19 e 30 më afërsi të vendit të quajtur ‘Zogu i Zi” në Fier. Lajmi konfirmohet si nga qytetarë që kanë parë ngjarjen ashtu edhe nga burime zyrtare të drejtorisë së policisë vendore në Fier.

Sipas burimeve paraprake të informacionit  i plagosuri 16 vjeçar është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal Fier ku bluzat e bardha po i japin mjekimin dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Policia sa ka marr  lajmin ka shkuar  tek vendi i ngjarjes ndërkohë që postblloqe policie janë ngritur në hyrje daljet e qytetit për të bërë të mundur ndalimin e autorit të ngjarjes, i cili mundi të largohet pasi kreu plagosjen me thikë, pohojnë burimet paraprake policore. Ende nuk dihen se cili ka qenë motivi i plagosjes sikundër deri tani nuk dihet se cili është autori dhe çfarë lidhjesh ka me të plagosurin 16 vjeçar.p

S'KA KOMENTE