Ballina Shqiperia ime FIER/Ne pranga 6 shtetas, 3 prej të cilëve ishin të shpallur në...

FIER/Ne pranga 6 shtetas, 3 prej të cilëve ishin të shpallur në kërkim kombëtar

DVP Fier

Vihen në pranga 6 shtetas, 3 prej të cilëve ishin të shpallur në kërkim kombëtar.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim S. L., 52 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë kapën shtetasin H. L., 32 vjeç, banues në Lushnjë, i shpallur në kërkim nga DVP Durrës, për veprat penale “Vjedhja” dhe “Mashtrimi”, pasi nuk i ka paguar qiranë e katër muajve shtetasit P. Ll., banues në Durrës, si edhe i ka vjedhur sendet shtëpiake. 32-vjeçari iu dorëzua shërbimeve të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, për veprime të mëtejshme.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Fier kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim L. A., 45 vjeç, banues në fshatin Cakran, pasi dyshohet se ka kanosur shtetasin H. S., 73 vjeç, për të tërhequr kallëzimin e bërë në lidhje me një aksident rrugor.

Po nga këta specialistë u arrestua në flagrancë shtetasi A. B., 35 vjeç, banues në Patos, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Divjakë arrestuan në flagrancë shtetasin E. Gj., 57 vjeç, banues në Divjakë, pasi u kap jashtë banesës, ndërkohë që ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprat penale “Kanosja” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin F. H., 22 vjeç, banues në Cakran, pasi ditën e djeshme, në Cakran, automjeti që drejtonte ka përplasur këmbësorin, shtetasin A. Q., 59 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.