Ballina Shqiperia ime Plagosen 2 maturantë nga perplasja e 2 makinave

Plagosen 2 maturantë nga perplasja e 2 makinave

Dy automjete që po udhëtonin maturantët janë përplasur kokë më kokë. Ngjarja ka ndodhur në Vlorë. Nga të dhënat paraprake mësohet se në aksident janë plagosur 2 të rinj.

Mendohet shpejtësia që ka shkaktuar aksidentin, të aksidentuar kanë mbetur vetëm dy maturantë, një vajzë dhe një djalë, në vendin e ngjarjes ka mbërritur dhe policia dhe grupi hetimor për të zbardhur ngjarjen e plotë se si ka ndodhur aksidenti.