Një aksident rrugor është regjistruar pak minuta më parë në lagjen “Kastriot” të Fierit, pranë shkollës “Janaq Kilica”.
Sipas të dhënave paraprake, një automjet tip “Benz” është përplasur me një person që po lëvizte me biçikletë. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë, të cilat kanë konstatuar automjetin me drejtues shtetasin E. B.
Drejtuesi i biçikletës është transportuar me ambulancë në spital, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. Sipas informacioneve paraprake, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia dhe grupi hetimor vijojnë veprimet në vendngjarje për të dokumentuar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit. Pritet gjithashtu informacioni nga spitali për gjendjen e të aksidentuarit, ndërsa autoritetet do të përcaktojnë edhe veprimet e mëtejshme procedurale.










