Ballina Shqiperia ime Fier-Drejtonte makinen i dehur,arrestohet 33 vjecari

Fier-Drejtonte makinen i dehur,arrestohet 33 vjecari

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Policia Rrugore:

-ndaloi shtetasin M. L., 33 vjeç, banues në fshatin Libofshë, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur;

-referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
•D. Sh., 35 vjeç, banues në Fier, pasi duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin dhe ka goditur një automjet të parkuar duke shkaktuar dëme materiale. Nga përplasja u dëmtuan lehtë dhe 2 këmbësorë të cilët pasi morën mjekim u larguan për në banesë;

•Dh. R., 54 vjeç, banues në fshatin Pojan, pasi duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin dhe ka përplasur një motomjet. Nga përplasja u dëmtua drejtuesi i motomjetit i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Komisariati i Policisë Fier referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. M., 60 vjeç, banues në fshatin Gorishor, pasi u konstatua duke shpyllëzuar një tokë kodrinore me shkurre.

Gjithashtu shpalli në kërkim policor shtetasin N(B). G., 48 vjeç, banues në Fier, pasi u konstatua duke kryer punime pa leje.

Komisariati i Policisë Lushnjë arrestoi në flagrancë shtetasin A. B., 54 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dyshohet të ketë kanosur ish bashkëjetuesen e tij e cila është e pajisur me urdhër mbrojtjeje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.