Fier/Arrestohet 18-vjeçari që përplasi të miturën dhe u largua nga vendi i aksidentit

Drejtoria Vendore e Policisë Fier ka reaguar pas një denoncimi të publikuar në portalin “JOQ”, lidhur me veprimet e Policisë për një aksident rrugor të ndodhur më 1 korrik 2026.

Sipas Policisë, 18-vjeçari që drejtonte automjetin me të cilin u përplas një shtetase e mitur dhe më pas u largua nga vendi i ngjarjes, është arrestuar në orët e para të mëngjesit të datës 2 korrik 2026.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier për veprime të mëtejshme, për veprat penale: “Drejtim i automjetit në mënyrë të parregullt”, “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.