Fermeri nga Zharreza qe eksporton produktet bujqesore ne Austri dhe Gjermani

Fermeri nga Zharreza qe eksporton produktet bujqesore ne Austri dhe Gjermani

1170
SHPËRNDAJE

Leonard Nako 47 vjec nga njesia Administrative Zharrez Bashkia Patos, Fier e ka kthyer vemendjen tek bujqesia dhe vecanerisht ne serat diellore. I kthyer nga emigrimi ne greqi ne vitin 2000 dhe pas 15 vjetesh ne nje aktivitet bar -restorant, duke pare renien e biznesit ,aplikoj ne programet e ipard duke perfituar nga grantet per bujqesine.
Ne vitin 2021 Leonardi nisi te ndertoje 4 dynym sera diellore ne vleren e 10,2 miln leke te reja , ku 60 % financohet nga programi IPARD. Ky eshte viti i dyte i prodhimit te varietetit “Kornishon “te kastravecit qe eksportohet ne Austri e Gjermani . Ky varitet eshte shume i kerkuar ne keto vende pasi perdoret ne industrine ushqimore ne konservim dhe cmimi i eksportit eshte shume i larte.

Vetem me kete siperfaqe prej 4 dynym ne 1 sezonw arritem te eksportonim ne vitin e kaluar ne 65 ton .Kete vit prodhimi do jete me i madh pasi sherbimet jane me te medha ne pleherim . Deri tani jemi shume te kenaqur dhe synojme ta rrisim siperfaqen e mbjelle me kete kulture ne sera ne 1 ha .

Por ambicia e Leonardit per punen ne bujqesi nuk jane vetem serat , ai ka mbjelle edhe nje siperfaqe prej 5 dynym ne specat pikant per indrustrine ushqimore duke firmosur nje kontrat garancie per shitjen e prodhimit ne Suedi

S'KA KOMENTE