Detaje nga shoqërimi i Belerit

Detaje nga shoqërimi i Belerit

709
SHPËRNDAJE

Është shoqëruar rreth orës 00:15 në brendësi të restorantit të tij në Himarë kandidati për bashkinë i koalicionit bashkë fitojmë, Fredi Beleri.

Belerin e kanë shoqëruar dy persona të paidentifikuar me forcë në drejtim të komisariatit Himarë dhe më pas mesohet se është dërguar drejt Vlorës. Bashkë me të janë shoqeruar avokati i tij personal, një person pjesë e stafit të punës si dhe një person i rastësishëm.

Burime i thanë Fax Neës se personi i shtabit të punës së Belerit, i cili u shoqërua ka pasur probleme me zemrën, dhe disa orë më pas është dërguar me urgjencë drejt spitalit për shkak të problemeve të rënda që ka shfaqur.

Në komisariatin e Himarës Belerin e kanë pritur sipmatizantë teksa bashke me ta ka qenë edhe kreu i Pbdnj Vangjel Dule. Në fjalën e tij për media Dule e quajti shpqërimin e Belerit një sulm të pastër politik, dhe bëri thirrje që të ndalet pengimi i procesit elektoral në Himarë.

Pas tre orësh nga shoqërimi është liruar avokati personal i Fredi Belerit si dhe personi rastësishëm, të cilët nuk janë informuar përse janë shoqëruar. Gjithashtu prej orësh vijon të mbetet në qeli kandidati Beleri si dhe në ambientet e spitalit po mbahet në monitorim shëndetësor anëtari i grupit të punës elektorale pasi problemet në zemër janë agravuar edhe më tepër.

S'KA KOMENTE