Fermeret paguajne 21 mln€ kontribute-Rriten te siguruarit ne bujqesi, udheheq Fieri

Fermeret paguajne 21 mln€ kontribute-Rriten te siguruarit ne bujqesi, udheheq Fieri

217
SHPËRNDAJE
spraying a field

Afro 62 mijë të vetëpunësuar në bujqësi kontribuojnë në skemën e sigurimeve shoqërore. Shifra e cila i takon vitit 2022 ka pësuar një rritje krahasuar me një vit më parë, ku nxitje kryesore kanë qenë skemat subvencionuese. Referuar të dhënave zyrtare të Institutit të Sigurimeve Shoqërore, janë 3979 fermerë të futur në skemë gjatë një viti.

E përkthyer në shifra, kjo kategori ka paguar 2.2 miliardë lekë apo rreth 21 milionë euro për kontribute në 2022-shin.  Numri më i lartë i fermerëve të siguruar i përket zonave fushore, ku dhe bujqësia është më e zhvilluar të cilët zënë 73.3 për qind, ndërsa zonat malorë zënë një peshë prej 26.7 për qind.

Nëse do të analizonim të dhënat në bazë qarqesh, Fieri zë vendin e parë për nga numri i kontribuuesve, ndjekur nga Elbasani, Vlora, Korça dhe Tirana. Ndërsa numri më i ulët regjistrohet në Kukës. Por sa është masa e kontributit që dredhin të vetëpunësuarit në bujqësi? Referuar legjislacionit në fuqi,  i vetëpunësuari në bujqësi, që banon në zonat fushore, duhet të derdhë kontributet për sigurimet shoqërore, kundrejt detyrimit tremujor, të llogaritur mbi bazën e masës vjetore prej 38, 400 lekësh.

Ndërsa  ata që banojnë në zonat malore, paguajnë  29. 400 lekë në vit. Derdhja e kontributeve u jep të vetëpunësuarve në bujqësi të drejtën e përfitimit të pensionit. Pensioni i pleqërisë për këto kategori është mesatarisht 9,656 lekë në muaj,, i invaliditetit 8,195 lekë dhe familjar 2,516 lekë në muaj, ndërsa në zonat urbane është dyfish më shumë.

/ SCAN

S'KA KOMENTE