Evakuohen banorët e godinave pranë nga zjarri ne Lushnje

Evakuohen banorët e godinave pranë nga zjarri ne Lushnje

93
SHPËRNDAJE

Flakët kanë pushtuar sërish disa pjesë të pallatit 12-katësh në qytetin e Lushnjes, i cili prej shumë orësh po përballet me zjarrin duke nxjerrë situatën jashtë kontrollit.

Mesohet se edhe ushtria ka ardhur në ndihmë për shuarjen e flakëve përveç forcave zjarrfikëse  nga Tirana, Durrësi, Fieri, Elbasani, etj.

Po ashtu raportohet se banorët e pallateve ngjitur me godinën e përfshirë nga flakët janë evakuuar, ndërsa flakët kanë djegur tërësisht katin e katërt të qendrës tregtare, ku ndodheshin disa biznese.

zjarri ka marrë përmasa të konsiderueshme në një pjesë të godinës, ndërsa autoritetet vijojnë betejën për shuarjen e flakëve të riaktivizuara.

S'KA KOMENTE