Gent Berberi emërohet si drejtori i ri i Policisë së Shkodrës.Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Ilir Proda, në një konferencë për shtyp ka bërë me dije detajet mbi shkarkimin e kupolës drejtuese të policisë së Shkodrës, vendim që vjen pas rastit në Theth me ndërtimet pa leje.
Ai u shpreh se është e papranueshme që strukturat përkatëse të veprojnë ndërkohë që abuzimet janë bërë “mal”, ndërsa ka paralajmëruar se personat e pezulluar, Shefi i stacionit policor Theth, drejtori i drejtorisë vendore Shkodër dhe shefi i Komisariatit Shkodër nuk do të veshin më uniformën blu.
Sipas tij, ndaj këtyre personave ka nisur hetim disiplinor për shkelje të rëndë.
“Hapësirat publike i takojnë qytetarëve
Kontrolle të përditshme për strukturat që kanë detyrë të godasin paligjshmërinë
Bashkitë dhe komunitetet i ftoj të denoncojnë në Drejtorinë e përgjithshme çdo rast abuzimi.
Shefat e Komisariateve dhe drejtuesit e strukturave që kanë përgjegjësi për territoret do të jenë personalisht përgjegjës për zaptimin e pronave publike apo çdo abuzim me mjedisin veçanërisht në zonat e mbrojtura.E papranueshme të vihemi në lëvizje pasi abuzimi është bërë mal.
Nisur nga situata e fundit në Theth, kam urdhëruar hetim të thelluar disiplinor
Shefi i stacionit policor Theth është pezulluar menjëherë dhe ka nisur procedura disiplinore për shkelje të rëndë. Ky funksionar me mosvreprim ka zgjedhur rrugën për të mos qenë më në policinë e shtetit e për të mos veshur më uniformën blu. Kemi nisur hetime disiplinore
Hetimi disiplinor ka nisur edhe ndaj inspektorit të zonës dhe specialistët që nuk meritojnë të jenë më pjesë e policisë.
Shkarkohet drejtori i drejtorisë vendore Shkodër dhe shefin e Komisariatit Shkodër”, tha ai.o