Në kuadër të ndryshimeve të ndërmarra në strukturat policore në nivel qendror dhe vendor, janë bërë lëvizje edhe në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier.
Burime bëjnë me dije se në postin e Shefit të Sektorit të Qarkullimit Rrugor të Qarkut Fier, në vend të Ermir Shehajt, është emëruar Rustem Plaka.
Ndërkohë, në krye të Seksionit të Qarkullimit Rrugor në Fier, në vend të Lulezim Marinit, është emëruar Fatmir Davidhi.
Ndryshimet vijnë në vijim të ristrukturimeve dhe emërimeve të reja të zhvilluar në disa struktura të Policisë së Shtetit pas vendosjes ne krye te saj nga Drejtuesi i saj Skender Hita










