Ekz*kutohet me a*më zjarri në qendër të Sarandës 42-vjeçari, pl*goset edhe një kalimtar

Një atentat me armë zjarri ka tronditur mëngjesin e kësaj të diele qendrën e Sarandës. Ngjarja ka ndodhur pranë ish-agjencisë së vjetër, ku ka mbetur i vrarë 42-vjeçari Artan Myrtaj.

Sipas informacioneve paraprake, autorët dyshohet se kanë qenë dy persona që lëviznin me motor dhe mbanin skafandra. Ata kanë qëlluar në drejtim të 42-vjeçarit dhe më pas janë larguar nga vendngjarja.

Si pasojë e të shtënave me armë zjarri, përveç viktimës, është plagosur edhe një kalimtar, i cili është transportuar për ndihmë mjekësore.

Artan Myrtaj nuk ishte emër i panjohur për policinë. Rreth një vit më parë ai u përfshi në një ngjarje plagosjeje në Sarandë, ku në qendër të konfliktit dyshohet se ishte një sipërfaqe toke në zonën bregdetare. Gjithashtu, në vitin 2025 ai rezulton të jetë arrestuar për veprën penale të përkrahjes së autorit.

Forca të shumta policie kanë rrethuar zonën, ndërsa janë ngritur pika kontrolli në hyrje-daljet e qytetit dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motiveve të këtij atentati.